Historik i Shkurtër
SHGPAZ është një nga shoqatat më të vjetra në Shqipëri, e cila eshte krijuar në vitin 1992 dhe është e njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Misioni i ketij grupiështë emancipimi i grave shqiptare nëpërmjet rritjes së autoritetit të tyre në të gjitha profesionet, mjeshterite dhe sipermarrjet. Pa dyshim ne focus mbetet mbështetja, inkurajimi në aktivitetin e tyre ekonomik, professional e artizanal. Ndersa strategjia e shoqates është suporti real i zhvillimit te ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë në Republikën e Shqipërisë.
Pas përvojës perëndimore, kjo shoqatë ka zhvilluar një sërë shërbimesh për gratë shqiptare në biznes nepermjet informimit, trajnimeve, organizimit të forumeve tregtare dhe B2B, ekspozita ve, seminareve, konferencave dhe bisedave televizive brenda dhe jashtë vendit duke qene pjese e rrjetit me organizatat e shumta rajonale dhe ndërkombëtare edhe ne fushen e sipermarrjes rozë. Eshte e vetmja shoqate ne fushen ekonomike me jetegjatesi 20 vjet, e vetmja shoqate grash ne biznes, me 40 partnere te huaj dhe me titull nderkombetar kete vit, dhene nga TIAW awards, nder 100 femrat ne biznes nga e gjithe bota( hera e pare qe perfshihet Shqiperia ne fushen e sipermarrjes femeore).
Te kesh nje historik 20 vjecar kerkon nje pune kohore dhe teknike te gjate. Kerkon nje ekspertize dhe studiues social-ekonomike te perkushtuar dhe te paanshem. Kohet e fundit nje impenjim i tille verehet nga shume struktura shteterore ne bashkepunim me shgpaz-ne.
Rreth Nesh
Presidente
Flutura Xhabija e lindur me 28 Tetor 1949, nga nje famije me origjine nga Shkodra.Ne vitin 1963 deri ne 1967 studion ne Liceun “28 nentori” Shkoder
Studimet universitare i kreu ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Fakulteti i Pedagogjise dhe Gjuheve te Huaja, Dega e Gjuhes Franceze ne vitet 1967-1972. 1973 Nis punen si Pedagoge e Gjuhes Franceze.
Nje nder themelueset e Intitutit te pare te Perkthimit ne Shqiperi. Ne 1990 krijon Studion e pare private ne fill te Demokracise te Quajtur Instituti i Perkthimeve Flutura & Sons – Flutura dhe Djemte.
Ne Vitin 1993 themelon Shoqaten e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare te Shqiperise.
Aktualisht Presidente e Shoqates.
Shoqata
Pasqyrat Financiare
- 2000-2020
Rregullorja
- Shkarko Rregulloren e Plotë