Nisi me 1 korrik 2020 projekti “Rimëkëmbja dhe forcimi i kapaciteteve të 70 grave sipërmarrëse pas dëmeve të COVID-19” i mundësuar nga OSFA dhe zbatuar nga Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ) në qytetet: Shkodër, Kukës, Durrës, Fier dhe Pogradec. Projekti synon të mbështesë një grup të shoqatës, i përcaktuar për 70 gra (anëtare), të përzgjedhura në pesë qytetet e sipërpërmendura, nga 140 të përfshira; këto përfaqësuese janë të angazhuara në biznesin mikro, të vogël dhe të mesëm, sigurisht mbizotëron sektori artizanal & rural duke paraqitur produkte unike dhe autentike; qëllimi i projektit është tëndihmohen, të mbështeten dhe të riparojnë sadopak dëmet dhe pasojat e Covid 19. Ky projekt përfundon zbatimin në 28 Shkurt 2021.