TE REJAT E FUNDIT
Ndertimi i nje Dialogu Efektiv Publik- Privat, Fokusi i kėtij aktiviteti rajonal ėshtė identifikimi i...
Koalicioni pėr Gratė dhe tė Rinjtė nė Politikė nė bashkėpunim me Shtėpia e tė Drejtave tė Njeriut/CRCA...
"Mundesite e Agrobiznesit Shqiptar" Takim rajonal ne Shkoder, prezantimi i CAI Common Agrobusiness...
Fuqizimi ekonomik i gruas... (lexo te plote)
“Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik ne zonat rurale te Shqiperise” Ministrise se Bujqesise...

Disa nga Emrat e Grave Artizane te SHGPAZ

DISA NGA EMRAT E GRAVE ARTIZANE- MENTORE TE SHOQATES SONE: ARTENCA KRUJA-SHKODER BIOGRAFI Lindur nė Shkodėr mė 08.07.1943 nė njė familje qytetare me tradita tė hershme pėr punimet artizanale. Nė shtėpinė e saj nė Parruce, ēardaku i madh ishtė gjithnjė njė punishte e vogel. Gjergjefet me katėr kėmbė ishin pėrhere tė pranishem. Modelet dhe dizenjot beheshin ēdo ditė aty. Llojet e ndryshme tė punėve, teknikat e mrekullueshme, nxirrnin nė pah madheshtinė, elegancen, finesėn e punimeve, me fijet e argjenda, tė mėndafshta, harmonizoheshin nga duart e nėnės se saj tė dashur Hyrije. Paja e nuserise qė zinte qoshen e cardakut manifestontė shpirtin artistik tė gruas shkodranė. Artenca ka marre pjesė nė shumė panaire vendase dhe jashte Shqiperisė si nė: Frankfurt, Bari, Sofje, Plovdiv, Stamboll, Selanik, Budva, Sarajeve, Los Anxhelos etj. Njė shumellojshmėri motivesh, tė punuara me zell dhe tė stiluara dhe tė pėrshtatura ėshte puna e saj e perditshme. Artenca angazhohet edhe nė shume projekte dhe eshte aktive nė shume shoqata me fokus interesi artizanal dhe intelektual. Emisione tė tera televizive dhe radiofonike jane zhvilluar me pjesemarrjen e saj dhe pervojen e ēmuar tė Artences nė fushen e traditave dhe mbrojtjen e gruas shkodrane nė shume fusha emancipuese te tyre. Nė shgpaz eshte nder anetaret me te vjetra qe nė vitin 1992. PUNIMET E ARTENCES: Bluza me motive popullore nga materiali: Mendafsh dhe pambuk cilesor te pershtatura me produktet e tezgjahutdhe me teknika te vecanta si : teknike azhuri, mbushje dhe yrme; Canta te ndryshme nga materiali: Lino (materiali riciklues) me motive popullore psh. vegla popullore , muzikore shqiptare si :ciftelia, lahutaetj; Me pamje nga qyteti i Shkodres;kulla e Inglizit- me nje histori interesante;Ura e Mesit;Kalaja;Canta me portretin e gruas "DEA"-skulptura qe gjinden ne muzete e Europes.; Veshje festive per gota nga materiali : Pambuk, me motive nga rizate e vjetra.Punuar ne tezgjah,pjesa tjeter punuar me dore; Mbulesa; Shalle etj. Te gjitha te punuara me dore dhe shume finese. NEBIJE QOTAJ- ZOGAJ BIOGRAFI Lindur mė 16.10.1962 nė lagjen Zogaj tė rrethit Shkodėr, aty ku dhe sot e kesaj dite ushtron aktivitetin e saj si profesionistė nė fushėn e endjes se qilimave. Ėshtė e martuar me 2 femijė. Pas pėrfundimit tė shkolles se mesme, nė pamundėsi tė kushteve tė vėshtira ekonomike pėr tė vazhduar shkollen e lartė, i lindi ideja dhe nėvoja pėr zgjidhjen e problemeve tė jetesės.Dhe zgjedhja mė e mirė ishte vazhdimi i traditės sė endjes sė qilimave, nisur dhe nga pėrvoja qė kishte nė kėtė profesion. Nė vitin 1996 filloi tė punojė nė ketė fushė duke e pėrfeksionuar dhe duke e zgjeruar aktivitetin e saj gjatė viteve nė vazhdim. Ka marre pjesė nė panaire tė ndryshme qė nga viti 1998, si dhe ka krijuar kontakte tė vazhdueshme me shoqata tė ndryshme. Gjithashtu ka kryer trajnime si nė fushėn profesionale, ashtu dhe nė fushėn e biznesit. Ėshtė shumė e rėndėsishmė ruajtja e kesaj tradite nė zonėn tonė- thekson Nebija -pasi ėshtė e vetmja mundėsi e mirė punėsimi pėr gratė dhe vajzat e reja, tė cilat me kėtė zanat e kanė pėrmirėsuar cilesinė e jetėses tė familjeve tė tyre nė Zogaj. Nebija ka tė punėsuar 15 veta dhe porositė pėr produktet e saj i merr direkt nga klientėt ose me internet. Ėshtė anėtare e Shoqatės kombetare tė Grave Profesioniste Afariste & Zejtare prej 13 vjetėsh. PUNIMET E NEBIJES: Valence-Materiali: Lesh deleje; Qilim-Materiali: Lesh deleje; Canta-Materiali:Akrilik; Shalla etj- te gjitha punimet mund te behen sipas porosive, mund te jene me motive popullore dhe moderne, te thjeshta etj. ZINE EJLLI- JUBAN BIOGRAFI Lindur mė 07.09.1961, nė fshatin Juban, kumuna Guri i Zi, Shkodėr. E martuar me 3 fėmijė. Ka pėrfunduar arsimin e mesėm; ne mjeshtrinė e saj nė vegjė punon rreth 20 vite; ajo ėshtė e perkushtuar nė modelet dhe copat qė nxjerr nga tezgjahu i saj. Ketė punė e ka tė trashėguar brez pas brezi nga gjyshja deri tek nėna. Modelet e saj mbėshteten gjithmonė nė dizajnet e traditės popullore tė Zadrimės dhe tė zonės sė Shkodrės. Ka tė punėsuar 6 punėtore. Ėshtė anėtare e Shoqatės kombetare tė Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare prej 5 vjetėsh. Ka marre pjesė nė panaire tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit nėpėrmjet SHGPAZ-se duke u certifikuar dhe marre ēmime vleresuese. Pjesėmarrja nė panaire e ka ndihmuar nė pėrmirėsimin e cilesise se prodhim, gjetje tregjesh dhe nėnshkrim kontratash. PUNIMET E ZINES: Punimet e prodhuara prej saj janė kryesisht veshje kombėtare, mbulesa krevati, peceta duarsh, ēentro dhe mbulesa tavolinash, pėrparėse, breza beli, shalla, riza, ēanta etj. Materialet e mbulesave jane: Pambuk dhe lino te punuara ne tezgjah; Shallet jane prej mendafshi dhe pambuku, gjithashtu te punuara ne tezgjah dhe me shume delikatese;Kuadratet ose mbulesat jane te endura dhe te mbuluara me Mendafsh. MELIHA ZYBERI-VAU I DEJES BIOGRAFI Lindi me 6 Maj 1966, nė Mjedė-Shkodėr. E martuar dhe me 2 femijė. Ka kryer kryer arsimin e mesėm nė vendin e lindjes. Kursin 2- mujor si qėndistare e ka kryer tek „mėsuesja“ e saj Servete Agia dhe pas kursit filloi tė punojė si qėndistare nė vitin 2003. Nė fillim ka nisur tė bėjė gjera tė vogla derisa nė 2004 bleu njė makinė qėpėse me kompjutėr dhe mė pas mori edhe njė dyqan nė Laē tė Vaut tė Dejės nė tė cilin punon dhe ekspozon punėt e larmishme tė saj. Bėn tė gjitha llojet e punimeve me qėndisje dhe porositė i merr nėpėrmjet klientėve tė saj ose edhe me internet ne rrjetin e saj social FB. Lėndėn e parė e merr nė Tiranė dhe punimi mė karakteristik i Melihase ėshtė jorgani i punuar me dorė i pėrmasave tė ndryshme sipas kėrkesave tė klientėve. Aktualisht ka 2 vajza tė punėsuara. Pjesėmarrja nė Panaire brenda dhe jashtė vendit e ka mundesuar te promovojė produktet e bukra dhe shumėngjyrėshe, duke nxitur gjetjen e tregjeve dhe tė klientėve grosistė. Melihaja ėshtė anėtare e Shoqatės kombėtare te Grave Profesioniste, Afariste dhe zejtare prej 3 vjetėsh. PUNIMET E MELIHASE: Jorgane;Carcaf;Mbulesa per krevate dhe tavolina; Carcafet jane prej materiali: Pupulin, te qendisura ne dore; Mbulesat e tavolinave jane nga materiali: Lino, te punuara me dore. Te gjitha punohen sipas kerkesave te klienteve dhe punohen me shume delikatese e dashuri. ROZA NDOCI-GURI I ZI BIOGRAFI E martuar me 2 fėmijė. Ka 20 vite qė merret me punime tezgjahu dhe punime artizanale. Tezgjahun e ka trashėguar nga gjyshja e saj qė kur ka qėnė e vogel. Pas pėrfundimit tė shkolles se mesme ROZA ka filluar tė punojė nė tezgjah rreth vitit 1992 dhe ruan me fanatizem traditėn 3-shekullore mjedisore pėr tė gjithe proceset e prodhimit tė pėlhurės, qė nga endja deri tėk paketimi. Punimet e ndryshme nė tezgjah tė Rozes si: mbulesa tavoline, riza, perde, ēarēafė, shalla, ēentro, pėrparese, ēanta, breza etj. janė gjitha tė pėlqyera dhe tė shitura menjėherė. Ajo ka 6 tė punėsuara duke pasur nje menaxher shumė tė mire tė birin e saj, i cili e shoqėron nė ēdo panair. Lėndėn e parė e blen nė Shqipėri. Vitet e fundit ka pasur rritje tė porosive nga klientėt jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė rajon.Ka marre pjesė nė shumė panaire artizanale brenda dhe jashtė vendit duke promovuar produktet e saj dhe duke iu pėrshtatur kėrkesave tė klientėve. Roza ėshtė anėtare e Shoqatės kombėtare tė Grave Profesioniste, Afariste dhe zejtare prej mė shumė se 10 vjetėsh. PUNIMET E ROZES: mbulesa krevati, peceta duarsh,veshje kombetare ēentro dhe mbulesa tavolinash, pėrparėse,corape, breza beli, shalla, riza, ēanta etj. Mbulesat perbehen nga material: lesh ose pambuk, te punuara ne tezgjah;Shallet jane nga materiali : mendafsh te punuara ne tezgjah dhe me motive te ndryshme popullore; Corapet jane nga materiali i : leshit te deles te punuara me dore dhe me motive te ndryshme. Te gjitha punohen sipas kerkeses se klientit. Disa emra te tjere te grave artizane te shoqates sone: SATBER DRISHTI-TIRANE BIOGRAFI: Satber Drishti ka qene qe ne fillim te demokracise anetare e Dhomes se Tregtise te Tiranes dhe Shkodres, aktiviste dhe anetare e SHGPAZ. Ajo ka qene nje model dhe nje shembull pozitiv per te nxitur grate duke i ndihmuar te krijojne shume dhoma me vepra artizanale dhe nje biznes familjar. Si drejtuese e komitetit artizanal te shoqates ajo gjalleroi grupin prej 50 anetaresh duke i ndihmuar, mbeshtetur dhe dhene pervojen e saj te cmuar ne fushen e cilesise, standarteve dhe menaxhimit. Ajo mban me merite diplomen e ambasadores dhe te mentores sipermarrese se bashku me rrjetin europian. PUNIMET E SATBERIT: Punime me filigram si vathe, varese , bylyzyk, kuti, vazo, peshtafe tradicionale, unaza si dhe seri kostumesh. Gjithashtu kompania e Satberit prodhon punime duke kombinuar tradicionalen me modernen. KRISTINA NDOCI- Shkoder- Punimet e Kristines: mbulesa, shalle, kostume popullore, punime filigrami si vathe ,varese etj me motive popullore por edhe moderne- te gjitha nga materiale cilesore. SERVETE AGIA- Vau i Dejes-Punimet e Servetes: carcafe, jorgane, kellef jastekesh,mbulesa krevatesh dhe tavolinash,perparese, te punuara nga materiali pambuk, lino, pupulin. Te gjitha sipas kerkesave te klienteve. GANIMETE ARTUNDA- Zogaj- Punimete e Ganimetes: qilima,valenca,canta, shalle etj. Materiali: Lesh deleje, Lino etj, te gjitha te punuara me shume mund e finese. NUSHE DEJA-Vau i Dejes-Punimet e Nushes:Kostume Ppopullore; kukulla me veshje popullore; mbulesa te ndryshme nga materiali: Lino dhe Pmabuk; Shalle prej mendafshi; corape prej leshi , canta te ndryshme etj. ARDIANA LASKAJ-Fushe Arrez- Punimet e Ardianes: carcafe ,jorgane , mbulesa te qendisura ne dore dhe prej materiali cilesor. PRANVERA QOTAJ- Zogaj. SEIRA ARTUNDA-Zogaj. TEREZE GEGA- Lezhe. RABIJE SPAHO-Elbasan- Kostume popullore cilesore etj. DIANA KRONI-Shkoder- Pirografi-piktura, korniza , panorama prej druri te punuara me dore. TAZE ZEFI-Shkoder. LUCIJE STANI-Shkoder. FLORA TUSHI-Shkoder. DRANDE GJURA-Guri I Zi. DAVIDE MARKU-Juban. LENA DEDA-Juban. LUMTURI RAJKA- Zogaj. GJYLIANA NDOCI-JUBAN. LUMTURIJE BAJA.
Company email