TE REJAT E FUNDIT
19-20 maj 2017, me rastin e ditës botërore të sipërmarrjes femërore, Znj.Flutura Xhabia nderohet me...
Ndertimi i nje Dialogu Efektiv Publik- Privat, Fokusi i këtij aktiviteti rajonal është...
Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të...
"Mundesite e Agrobiznesit Shqiptar" Takim rajonal ne Shkoder, prezantimi i CAI Common Agrobusiness...
Fuqizimi ekonomik i gruas... (lexo te plote)

LIGJ- PER ZEJTARINE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

 LIGJ PËR ZEJTARINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti dhe fusha e veprimit Kyligj rregullon veprimtarinë tregtare zejtare, arsimin dhe aftësimin profesional në këtë fushë, organizimin nëpërmjet Dhomës Kombëtare të Zejtarisë si dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë zejtare. Neni 2 Qëllimi i ligjit Qëllimi i ligjit është nxitja e zhvillimit të zejtarisë duke garantuar kushtet për mbrojtjen e interesave të zejtarëve dhe për mbrojtjen e konsumatorëve të produktevedhe shërbimeve të zejtarisë, si dhe mbështetjen per zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në këtë fushë. Shteti mbështet dhe nxit zejtarinë, organizatat e zejtarisë me qëllim që të rrisë aftësitë e tyre prodhuese dhe punësimin. Neni 3 Përkufizime 1. Zejtariaështëprodhimi artisanal i produkteve ose realizimi i shërbimeve artizanale sipas listes së zejtarive. 2. Zejtar nënkupton personin fizik, i cili ushtron veprimtarinë zejtare në emër dhe për llogari të veten, i cili mund të shfrytëzojë edhe punën plotësuese të personave tjerë në kushtet e përcaktuara me këtë ligj. 3. Prodhues nënkupton çdo person fizik dhe juridik, që prodhon mallra zejtare duke ua vënë emrin e tij, markën e prodhimit ose çdo shenjë tjetër dalluese. 4. Veprimtaria zejtareushtrohet nga persona fizikë dhe juridikë dhe nënkupton zejtarinë prodhuese,shërbyese,artistike dhe artizanatet. 5. Subjekte zejtare është ndërmarrja që prodhon produkte ose realizon shërbime të përcaktuara në indeksin e zejtarive dhe përmban një ose disa nga tiparet e mëposhtme si përcaktuese për profilin e saj: a. Procesi i punës nuk është i automatizuar në një shkallë të lartë ose nuk është i ndarë në shkallë të lartë në hallka të veçanta ashtu siç është tipike për prodhimin industrial në seri. Kjo kërkon një kualifikim zejtar të punonjësve. b. Drejtori i ndërmarrjes e njeh dhe drejton procesin e punës deri në veçoritë më thelbësore dhe e organizon atë në mënyrë të tillë që ai është në gjendje ta mbikëqyrë atë. c. Produktet prodhohen dhe shërbimet realizohen bazuar në porositë e porositësve të veçantë. 6. Dhoma Kombëtare e zejtarisë është një organizatë jofitimprurëse e zejtarëve në Republikën e Shqipërisë e cila mbështet dhe përfaqëson interesat e përbashkëta të anëtarëve të saj. 7. Organet e administratës qendrore dhe lokale nënkupton organet testuese dhe inspektuese të fushave të ndryshme,të lidhura me zejtarinë të cilat operojnë në treg në bazë të kompetencave të ligjeve përkatëse. 8. Rregjistri zejtar, nënkupton 9. Çirakëri, është procesi i mësimit në një mjedis biznesi. 10. Cirakëri modern është procesi i të nxënit në mjedis të dyfishtë shkollë– biznes.Në çirakërinë moderne (në kuadrin e arsimit dual), ndihmësit (çirakët) kualifikohen permes perftimit të nxënit teorik në mjediset e nje institucioni te AFP-se dhe perftimit të të nxënit praktik ne mjediset e punës pranë një zejtari ose një ndërmarrje zejtarie, duke fituar një certifikatë të njohur në nivel kombëtar (sipas KSHK-së) Neni4 Llojet e veprimtarive zejtare 1. Zejtaria prodhuese është përpunimi dhe prodhimi i produkteve për treg e që nuk kanë veçori të prodhimit industrial. 2. Zejtaria e shërbimitështë mirëmbajtja dhe riparimi i prodhimeve, stabilimenteve, objekteve si dhe kryerja e shërbimeve të tjera. 3. Artizanati është punimin dhe përpunimin i objekteve të artit, cilësia e të cilave varet nga shkathtësia e prodhuesit. 4. Artizanati shtëpiak është punimi me dorë i produkteve të veçanta, të cilat zejtari i punon vetë ose me anëtarët e familjes. KREU II USHTRIMI I VEPRIMTARISË ZEJTARE Neni 5 1. Veprimtaria e ndërmarrjeve zejtare rregullohet nga legjislacioni në fuqi në lidhje me rregjistrimin, licencimin kur aplikohet, marrëdhëniet e punës, rregullimin e tyre si ndërmarje të vogla e të mesme, shoqëritë tregtare, ambjenteve të punës, shëndetin dhe sigurinë në punë . 2. Ushtrimi i veprimtarisë zejtare në mënyrë të pavarur nga një person, organizatë ose nga një shoqëri është i lejuar vetëm nëse ata janë është e regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë. 3. Ndërmarrja e zejtarisë që është e regjistruar sipas paragrafit 1 të këtij neni detyrohet të ekspozojë në një vend të dukshëm vërtetimin e regjistrimit si edhe t´ua tregojnë atë konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve si edhe kontrollorëve nëse ata duan apo kërkojnë ta shohin atë. 4. Personi fizik ose juridik mund të ushtrojnë veprimtari zejtare, në rast se plotëson kushtin e ekperiencësprofesionale dhe që ka të dhënë provimin kualifikues për ushtrimin e një veprimtarietë tillë. Neni 6 Shtetasit e huaj rezidentënë territorin e Republikës së Shqipërisë mund të ushtrojnë veprimtari zejtare, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. Neni 7 Dhoma e zejeve hartonlistën e veprimtarive zejtaree cila i referohet nomenklaturës së veprimtarive ekonomike (NACE) dhe profesioneve në zejtari sipas Listës Kombëtare të Profesioneve. Neni 8 1. Subjekti zejtar duhet të ketë selidhe lokal të veprimtarisë zejtare, kur këtë e kërkon natyra e punës. 2. Nëse për kryerjen e veprimtarisë zejtare nuk është i nevojshëm lokali i veprimtarisë zejtare, atëherë selia e zejtarit është vendqëndrimi i tij. 3. Subjekti zejtar mund të ushtrojë vetëm atë veprimtari zejtare për të cilën i është lëshuar çertifikata e regjistrimit. 4. Subjekti zejtar mban përgjegjësi ligjore për ushtrimin e veprimtarisë zejtare si dhe për punën e punëtorëve të tij. 5. Çdo veprimtari zejtare duhet të drejtohet nga një mjeshtër. Neni 9 Subjekti zejtar është i detyruar që: a) Veprimtarinë e lejuar zejtare ta ushtrojnë në përputhshmëri me ligjin dhe rregullat e marrëdhënieve të punës; b) Gjatë kryerjes së veprimtarisë zejtare t’u përmbahen dispozitave për masat sigurisë dhe mbrojtjes në punë si dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Neni 10 Ushtrimi i përbashkët i veprimtarisë zejtare 1. Dy apo më shumë persona fizikë mund të ushtrojnë veprimtari të përbashkët zejtare. 2. Marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e personave sipas paragrafit 1 i këtij neni rregullohen me kontratë, të cilën palët kontraktuese ia dorëzojnë organit kompetent për të marrë lejen/licencën dhe për t’u regjistruar në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 3. Në kontratën sipas paragrafitte 2 të këtij neni aplikohen dispozitat ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës në partneritet. 4. Veprimtaria zejtare sipas paragrafit 1 i këtij neni ushtrohet nën firmën e përbashkët. KREU III KUALIFIKIMI NË ZEJTARI/KUALIFIKIMI PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË ZEJTARE NDIHMËSIT (ÇIRAKËT) Neni 11 Ndihmësit (Çirakët) 1. Ndihmësit (çirakët) janë persona të cilët punojnë pranë njësubjekti zejtar dhe mësojnënjë zeje. 2. Ndihmësit (çirakët) mund të kualifikohen vetëm nga mjeshtrat ose personat që kanë një kualifikimekuivalent. Mbi ekuivalencën vendos Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Në rastin e cirakërisë moderne ndihmësit (çirakët) kualifikohen në mjedis të dyfishtë, në institucione arsimore përmes shfrytëzimit të infrastrukturës arsimore (përfshirë edhe mësuesit), dhe në mjedis pune ku provcesi i te nxënit realizohet vetëm nga mjeshtrat. 3. Si ndihmës (çirakë) mund të pranohen vetëm personat që kanë mbushur moshën minimale për punë dhe nuk ndjekin studimet në një institucion arsimor dhe nuk janë të regjistruar apo ndjekin studimet në institucionet e arsimit te lartë universitar. Neni 12 1. Ndihmësit (çirakët) mund të kualifikohen vetëm në zejet që ushtrohen në subjektet zejtare. 2. Të drejtën për të realizuar kualifikimin e kanë vetëm subjektet zejtare të licencuara për këtë qëllim, të cilat venë në dispozision një vend të përshtatshëm si për llojin ashtu edhe bazën materiale të zejes. 3. Numri i ndihmësve(çirakëve) përcaktohet mbi bazën e kapaciteteve për kualifikim dhe nevojave që ka subjekti zejtar por jo më shumë se tre ndihmës (çirakë) njëkohësisht. Neni 13 1. Kualifikimi i ndihmësve (çirakëve) në zejtari bëhet në bazë të rregullave të një programi mësimor, i cili përpunohet dhe miratohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisënë bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare tëKualifikimeve te Arsimit dhe Formimit Profesional. Në programin mësimor përcaktohen: a) Afati i kualifikimit i cili nuk lejohet të jetë më i shkurtër se tre vjet por edhe jo më i gjatë se katër vjet; b) Aftësitë dhe njohuritë të cilat janë objekt i kualifikimit në zejtari; c) Profesionet në zejtari të përfshira në kualifikim; d) Kushtet që kërkohen për kualifikimin; e) Kërkesat për provimin përfundimtar të kualifikimit; f) Drejtimi dhe mbikëqyrja e kualifikimit; g) Dokumenti i çertifikimit për mbarimin e kualifikimit. 2. Ndihmësi (çiraku) mund të kualifikohet vetëm nëse ai nënshkruan një marrëveshje me subjektin zejtar. 3. Kontratames ndihmësit(çirakut) dhe pronarit të subjektit zejtar përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe duhet të përmbajë. a) Kohëzgjatjen e kualifikimit; b) Objektinekualifikimi (zeja që do të mësohet); c) Pagesën për punën qe do të kryejë si ndihmës; d) Marrëdhëniet e punësndërmjet ndihmësit (çirakut) dhe pronarit të subjektit zejtarsiç përcaktohen në Kodin e Punës; e) Njohjen e statusit të çirakut si nxënës dhe garantimin e një kualifikimi me cilësi. 4. Shkollimi i çirakëve përfundon me provimin për marrjen e kualifikimit “ndihmës–mjeshtër“. Neni 14 Mbrojtja e të miturve ndihmës (çirakë) Mbrojtja e të miturve ndihmës (çirakë) gjatë marrëdhënieve të punës dhe procesit të kualifikimit bëhet në bazë të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërise, përkatësisht nenet 98-103. Neni 15 Regjistri i ndihmësve (çirakëve) 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mban regjistrin me emrat e ndihmësve(çirakëve)që kualifikohen në ndërmarrjet e zejtarisë (regjistri i ndihmësve (çirakëve). 2. Cdo subjekt zejtar eshte i detyruar të regjistrojë cdo ndihmës (çirak) në këtë regjistër menjëherë sapo nënshkruan kontratën sipas nenit 13 pika3. 3. Ky regjistër mbahet me qëllim që të mbështesë, të rregullojë dhe të mbikëqyrë kualifkimin. Kushtet dhe parakushtet për mbajtjen e regjistrittëndihmësve (çirakëve)përcaktohennërregulloren e kualifikimit, e cila miratohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. 4. Listat me emrat e ndihmësve të regjistruar në këtë regjistër dërgohet pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Neni 16 Kualifikimi i ndihmësve (çirakëve)mbyllet me provimin për titullin e ndihmës-mjeshtrit. NDIHMËS - MJESHTRAT Neni 17 Ndihmës-mjeshtri 1. Ndihmës-mjeshtri është një person, i cili ushtron një zeje në një subjekt zejtar, si i punësuar pranë një mjeshtri dhe jo i pavarur. 2. Ndihmës-mjeshtër mund të jetë: a) Një ndihmës (çirak)qëkakaluar me sukses provimin për titullin e ndihmës-mjeshtrit; b) Një person, i cili nuk është kualifikuar si ndihmës (çirak) në një subjekt zejtar, por që ushtron zejen qysh prej të paktën tre vjetësh dhe ka kaluar me sukses provimin për titullin e ndihmës-mjeshtrit; c) Një person, i cili zotëron një kualifikim profesional ekuivalent. Neni 18 Fitimi i kualifikimit të ndihmës-mjeshtrit 1. Provimi për marrjen e kualifikimit tëndihmës-mjeshtrit duhet të përcaktojë nëse ai që jep proviminzotëron njohuritë teorike dhe aftësitë praktike që janë të nevojshme për ushtrimin jo të pavarur të zanatit përkatës. 2. Ata që kalojnë me sukses provimin marrin një çertifikatë që lëshohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Neni 19 Rregullorja për provimin për ndihmës-mjeshtër Dhoma Kombëtare e Zejtarisëmiraton një rregullore për ngritjen e komisioneve përkatëse,procedurën e provimitpërndihmës-mjeshtër.Rregullorjapërcaktonkushtetpër të marrë pjesë në provimin për kualifikimin përndihmës-mjeshtër,planin për mënyrën e zhvillimin të provimit,për vendin ku do të zhvillohet provimi (subjekti zejtar) dhe datat e provimit, sa herelejohet përsëritja e provimit si edhe kushtet dhe rregullat për lëshimin e çertikatës.Kjo bëhet në bashkëpunim me autoritetin përgjegjes për kualifikimet profesionale. Neni 20 Ngritja e komisioneve të provimit 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë cakton komisionet e provimit për titullin e ndihmës-mjeshtrit. Komisionet e provimit zgjidhen për një periudhë pesë vjeçare. 2. Komisionet e provimit përbëhen nga të paktën tre anëtarë. Anëtarët e komisioneve të provimitduhet të jenë mjeshtra, persona me një kualifikim ekuivalent ose ndihmës-mjeshtra të zanatit përkatës. Kryetari i komisionit të provimit përcaktohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. 3. Anëtarët e komisionit të provimit marrin një shpërblim, vlera e të cilit përcaktohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. 4. Provimet për titullin e ndihmës-mjeshtrit organizohen dy herë në vit. MJESHTRI Neni 21 Mjeshtri 1. Emërtimine mjeshtrit në një zanat mund ta mbajë vetëm ai që posedon një certifikatë mjeshtri tëlëshuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. 2. Çertifikata e mjeshtrit jepet pas kalimit me sukses të provimit të kualifikimit për mjeshtër. 3. Nuk ka kufizime për numrin e çertifikatave të mjeshtrit që lejohet të posedojë një person. 4. Përmbajtjen dhe formën e çertifikatës sipas paragrafit 2 të këtij neni e cakton Ministri përgjegjës për kualifikimin profesional, në pajtim me dispozitat në fuqi. Neni 22 Rregullorja për provimin për titullin e mjeshtrit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për kualifikimin profesional për të nxjerrënjë rregullore për proçedurën e provimit për titullin e mjeshtrit. Rregullorja përcakton kushtet për të marrë pjesë në provim, planin për mënyrën e zhvillimit të provimit, për vendin ku do të zhvillohet provimi (subjekti zejtar), datat e provimit, sa herë lejohet përsëritja e provimit si edhe kushtet dhe rregullat për lëshimin e çertifikatës së mjeshtrit. Neni 23 Provimi i kualifikimit për mjeshtër Provimi i kualifkimit për mjeshtërvërteton nëse ai që i nënshtrohet provimit zotëron njohuritëteorike dhe praktike të nevojshme për të ushtruar zanatin përkatës në mënyrë të pavarur, për të drejtuar një subjekt zejtar dhe për të kualifikuar çirakë. Neni 24 Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizon kualifikimin e kandidatëve për provimin e titullit të mjeshtrit. Për këtë ajo bashkëpunon ngushtë me Ministrinë përgjegjëse për kualifikimin profesional. Forma dhe mënyra e bashkëpunimit përcaktohen me Vendim tëKëshillit tëMinistrave. Neni 25 1. Në provimin për kualifikimin për mjeshtër pranohen personat të cilët kanë ushtruar përgjatë tre vitevezanatin: a) si ndihmës mjeshtër ose b) që kanë një dëftesë të shkollës së mesme profesionale ose të një niveli më të lartë në zanatin përkatës; 2.Kryesia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë mund të pranojë në provimin për titullin e mjeshtrit mbi bazën e një vendimi të argumentuar edhe një person, i cili nuk u përgjigjet kërkesave sipas pikës (1), në qoftë se kandidati e ka ushtruar zanatin jashtë vendit, në qoftë se ai ka vështirësi të paraqesë dokumentat përkatëse, ose në rast se paraqiten arsye të tjera të rëndësishme. Neni 26 Komisionet e provimit 1. Për realizimin e provimeve për titullin e mjeshtrit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë përcaktonkomisonet e provimit për këtë titull. Komisionet e provimit zgjidhen për një periudhë pesë vjeçare. 2. Komisioni i provimit përbëhet nga të paktën pesë anëtarë. Anëtarët e komisioneve të provimitduhet të jenë mjeshtra me eksperiencë në zanatin përkatës ose persona me një kualifikim ekuivalent. 3. Anëtarët e komisionit të provimit marrin një honorar për provimet e realizuara, vlera e të cilitpërcaktohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. 4. Komisioni i provimit realizon të paktën dy herë në vit provime për titullin e mjeshtrit. Neni 27 1. Kandidatët për provim pranohen nga kryetari i komisionit të provimit. Ai i komunikon secilitkandidat, brenda një afati pas dorëzimit të dokumentave përkatëse, nëse ai do të lejohet të marrë pjesë në provim. Në rastin e nenit 25 pika (2) afati është një muaj. 2. Në rast se provimi për titullin e mjeshtrit nuk kalohet me sukses, ai mund të përsëritet dy herë. Neni 28 1. Shpenzimet për dhënien e provimit për aftësim dhe kualifikim profesional i mbulon personi që i i nënshtrohet provimit. 2. Ministri përgjegjës për kualifkimin profesional me propozim të Dhomës Kombëtare të Zejtarëve të Shqipërisë përcakton tarifën e dhënies së provimit për ndihmës mjeshtër dhe mjeshtër”. 3. Mbikëqyrjen dhe organizimin e mbajtjes së provimit për aftësimin profesional e bënDhoma Kombëtare e Zejtarisë ne bashkëpunim me AKKAFP. Neni 29 Regjistri i mjeshtrave Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mban një regjistër të mjeshtrave. Kushtet dhe parakushtet për mbajtjen e një regjistri të mjeshtrave përcaktohen në një rregullore e cila miratohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Neni 30 Brenda një periudhë pesë vjeçare pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kërkesën e personave, regjistrohen në regjistrin e mjeshtrit edhe ata që kanë diplomë që mund të njihet si ekuivalente me provimin për titullin e mjeshtrit, nga shkolla shtetërore ose të njohura nga shteti si: shkolla profesionale, shkolla të larta profesionale ose universitete teknike dhe për modelim. Kjo vlen veçanërisht në rastin kur dega e zgjedhur e studimit i përgjigjet zanatit që do të ushtrohet. Dhoma Kombëtare përcakton rastet si më sipër. KREU IV ORGANIZIMI I ZEJTARËVE DHOMA KOMBËTARE E ZEJTARISË Neni 31 Dhoma Kombëtare e Zejtarisë 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është një organizatë e zejtarëve në Republikën eShqipërisë. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mbështet dhe përfaqëson interesat e përbashkëta të anëtarëve të saj dhe ndikon në krijimin dhe forcimin e imazhit të ndërmarrjeve të zejtarisë. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mund të blejë dhe zotërojë pasuri. 2. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është një organizatë jo fitimprurëse me seli në Tiranë qëthemelohet me miratimin e statutit nga Ministri përgjegjës për zhvillimin ekonomik dhe Ministri përgjegjës për kualifikimet profesionale. 3. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mund të hapë degë të saj në rajone të ndryshme të vendit kur e gjykon të nevojshme. Neni 32 Anëtarët 1.Anëtarë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë janë: a) Zejtarët dhe ndërrmarrjet zejtare tëregjistruara në regjistrin e zejtarëve të kësaj dhome; b) Mjeshtrat, ndihmës-mjeshtrat dhe ndihmësat (çirak). 2. Anëtarët ku përfshihen të gjitha kategoritë duhet të paguajnë një kuotë anëtarësimi bazuar në rregulloren e kuotizacionit dhe të kushteve të përcaktuara në statutin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë si edhe në vendimet e marra nga Asambleja e Përgjithshme. Neni 33 Çdo subjekt zejtar regjistrohet nëDhomën Kombëtare të Zejtarisë . Neni 34 Funksionet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë 1.Dhoma Kombëtare e Zejtarisë: a) Përfaqëson interesat e subjekteve zejtarei mbështet ata duke u siguruar një trajtim të drejtë dhe të barabartë; b) Zhvillon një politikë të përgjithshme që përfaqëson interesat e subjekteve zejtare dhe të organizatave të tyre për të siguruar të drejta të barabarta në mënyrë të veçantë me mbështetjen e Këshillit të Ministrave dhe të ministrive përkatëse gjatë përgatitjes së masave dhe programeve duke u bazuar në nenet 5 dh9 të ligjit nr. 8957 datë 17.10.2002, Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme„ c) Merr pjesë në hartimin dhe përpunimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e zejtarisë dhe kualifikimit profesional në zejtari; d) Mbështet anëtarët e saj në organizimin dhe zhvillimin e sistemit të kualifkimit profesional për zejtarë, organizon dhe drejton provimet për të kontrolluar dhe njohur kualifikimin zejtar si dhe lëshon dëshmitë endihmës-mjeshtrit dhe mjeshtrit; e) Mbikqyr cilësinë e shërbimeve zejtare, përputhjen me këtë ligj si dhe legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e subjekteve zejtare; f) Lëshon dëshmitë për origjinën e produkteve, të cilat prodhohen në subjektet zejtare si edhe dokumenta të tjera dëshmuese për rastet kur kjo është e rregulluar me ligj; g) Miraton rregullat dhe modelet e dokumentave të cilat janë parashikuar në ligj; h) Miraton rregullat e profesionit; i) Në bashkëpunim me Ministrinë koordinon kualifikimin në zejtari, përpunon procesin e kualifikimit në zejtari dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; j) Mban katër regjistra qendror: i. Rregjistrin e zejtarëve, ii. Rregjistrin e mjeshtrave, iii. Rregjistrin e ndihmës mjeshtrave, iv. Rregjistrin ndihmësave(çirakëve). 2.Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ushtron edhe funksione të tjera, që i takojnë asaj në bazë të ligjit. Neni 35 Organet 1. Organe të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë janë Asambleja e Përgjithshme, kryesia, kryetari dhe komisionet. Neni 36 Asambleja e Përgjithshme 1. Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë përbëhet nga përfaqësues nga të gjithë anëtarët e DhomësKombëtare të Zejtarisë sipas një kuotë përfaqësimi, që përcaktohet në statutin e Dhomës. 2. Rregullorja për zgjedhjen e të autorizuarve si dhe arsyet dhe rregullat për mbarimin e mandatit të tyre përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Neni 37 Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme 1. Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë: a) Miraton, harton, ndryshon dhe propozon miratimin e statutit plotëson statutin; b) Zgjedh anëtarët e kryesisë dhe të komisioneve c) miraton buxhetin dhe bilancin vjetor d) Emëron dhe shkarkon nga detyra anëtarët e kryesisë; e) Përcakton normat e tarifave për shërbimet; f) Miraton, rregullat për shkollimin në zejtari në marrëveshje me shoqatat kombëtare përgjegjëse dhe me Ministrinë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik që është përgjegjëse për mbikëqyrjen; g) Miraton udhëzimetpër kualifikim profesional dhe për ndryshim profesioni; h) Emëron komisionet e provimeve për titullin mjeshtër dhe ndihmës-mjeshtër dhe dekreton përmbajtjen e provimit për titullin mjeshtër në zeje të ndryshme në marrëveshje me shoqatat kombëtare përgjegjëse dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, që është përgjegjëse për mbikëqyrjen; i) Miraton rregullat për shpërblimet e anëtarëve të komisioneve të provimeve për titullin mjeshtër. Neni 38 Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme 1. Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë thirret të paktën një herë në vit. Ajo mund të thirret me kërkesë të një së tretës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme ose të Kryetarit të Kryesisë. 2. Thirrja dhe zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare të Zejtarisë bëhen bazuar në rregulloren dhe kushtet e përcaktuara në statut. 3. Në qoftë se Asambleja e Përgjithshme nuk mblidhet edhe pas kërkesës së një të tretës ose Kryetarit të Kryesisë, atëhere kjo mund te bëhet nga Ministria përgjegjëse për zhvilliminekonomik në funksionin si mbikëqyrese. Neni 39 Kryesia Kryesia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë zbaton vendimet e Asamblesë së Përgjithshme dhe drejtonveprimtarinë e Dhomës. Neni 40 Përbërja e kryesisë 1. Kryesia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë përbëhet nga Kryetari dhe nga një numëranëtarësh të tjerë që zgjidhen për një periudhë 4 vjeçare. Numri i anëtarëve të tjerë të kryesisë dhe procedura e zgjedhjes së tyre përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Anëtarë të kryesisë mund të jenë vetëm përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. 2. Anëtarë të kryesisë nuk mund të zgjidhen personat që: a) Janë nën 18 vjeç dhe ata që u është hequr e drejta e vetëpërfaqësimit; b) U është hequr e drejta të kenë pozicione drejtuese ose detyra kontabiliteti apo edhe të ushtrojnë një detyrë me përgjegjësi për të mira materiale; c) Janë bashkëshortë të një anëtari të kryesisë, kanë një anëtar të kryesisë kushëri në linjë të drejtpërdrejt vëlla apo motër. 3. Në rast dorëheqjeje, vdekjeje ose shkarkimi të anëtarëve të kryesisë zgjidhen duke u bazuar nëpikën (2) anëtarët e rinj të kryesisë nga rradhët e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Anëtarët e rinj të zgjedhur e ushtrojnë detyrën për pjesën e mbetur të periudhës kohore. 4. Kryesia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë mund të krijojë organet e veta – komisione,këshilla dhe të tjera, që mbështesin veprimtarinë e saj. 5. Kryesia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë mund të emërojë një drejtor ekzekutiv në qoftëse kjo është e parashikuar në statut. Drejtori ekzekutiv nuk lejohet të jetë anëtar i DhomësKombëtare të Zejtarisë dhe as përfaqësues i një shoqate kombëtare e degëve të zejtarisë ku është anëtar. Kryesia mund të shkarkojë për arsye të forta drejtorin ekzekutiv nga funksioni i tij. Neni 41 Kryetari i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë përfaqëson Dhomën, organizon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe të kryesisë. Statuti përcakton përveç kësajkompetencat që mund t´i kalohen drejtorit ekzekutiv. Neni 42 Komisionet Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mund të zgjedhë komisione për detyra të veçanta. Numrin e anëtarëve dhe procedurën e zgjedhjes e përcakton statuti. Komisionet zgjedhin një kryetar nga rradhët e anëtarëve të saj. Neni 43 Komisioni i arbitrazhit 1. Në selinë e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë krijohet një komision arbitrazhi për tëzgjidhur konfliktet ndërmjet subjekteve zejtare. Drejtimi i bisedimeve gjatë procesit të arbitrazhit është i përcaktuar në rregulloren e komisionit të arbitrazhit. 2. Komisioni i arbitrazhit vendos për çështjet e konfliktit mbi bazën e ligjit, të rregulloresdhe të dokeve. 3. Për çështje të cilat nuk rregullohen me këtë ligj, zbatohen parimet përkatëse të ligjit të arbitrazhit tregtar ndërkombëtar. Neni 44 Tarifat e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vendos tarifa për shërbimet që ofron. 2. Vlera e tarifave përcaktohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme dhe me aprovim të Ministrisë përgjegjëse për kualifikimin dhe Ministrisë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik. Neni 45 1. Organet e pushtetit qendror dhe vendor bashkëpunojnë me Dhomën Kombëtare tëZejtarisë për plotësimin e objektivave të ligjit dhe shkëmbejnë informacionet e domosdoshme. 2. Gjatë hartimit të projektligjeve që kanë të bëjnë me zejtarinë, organet kompetente tështetit kërkojnë pozicionimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. KREU V REGJISTRI I ZEJTARËVE Neni 46 Regjistri i zejtarëve 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarëve mban një regjistër të zejtarëve të territorit që mbulon. 2. Në regjistër shënohen të gjitha subjektet zejtare me statuset e tyre të ndryshme juridike. 3. Një person regjistrohet në regjistrin e subjekteve zejtare në qoftë se ai ka kaluarprovimin e mjeshtrit në specialitetin zejtar të cilin ushtron subjekti zejtar ose në qoftë se ai mund të dëshmojë një kualifikim ekuivalent. Për ekuivalencën vendos Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Një person ose një shoqëri regjistrohen në regjistër nëse në të bën pjesë një person si partner ose është i punësuar nga ata që kanë një kualifikim sipas fjalisë 1 të kësaj pike dhe që janë të ngarkuar me drejtimin teknik të subjektit zejtar. 4. Në regjistër regjistrohet trashëgimtari i pronarit ose ekzekutuesi i testamentit oseadministruesi i trashëgimisë të cilët do të vazhdojnë veprimtarinë e subjektit zejtar. 5. Regjistri i zejtarëve është publik dhe duhet organizuarsipasmodelittëmiratuarngaKëshilli i Ministrave. 6. Rregjistrimi behet kundrejt pageses se nje tarife. Neni 47 1. Pronar i një subjekti zejtar mund të jetë: a) Një person, i cili është i regjistruar si mjeshtër; b) Një organizatë ose një shoqëri e cila përmbush kushtet për t´u regjistruar. 2. Një shoqëri tregtare anonime ose një shoqëri tjetër mund të jetë pronar i ndërmarrjes zejtare në qoftë se personi që është përgjegjës teknik i subjektit tregtare është i regjistruar si mjeshtër. Neni 48 Regjistrimi në regjistrin e zejtarëve 1.Regjistrimi në regjistrin e zejtarëve bëhet me të dhënat e mëposhtme: a) Emri, vendi i banimit dhe adresa e zejtarit (person) ose firma, vendi ku ndodhet firma, adresa e administratës, të dhëna mbi regjistrimin e pronarit të subjektit zejtar; b) Zejtaritë që ushtrohen; c) Vendi ku ushtrohen zejtaritë; d) Numri i dëshmisë së mjeshtrit dhe emri i mjeshtrit, i cili drejton subjektin zejtar. 2.Një regjistrim mund të ketë edhe ndryshime në kushtet e përcaktuara në pikën 1 kur bëhet Një kërkesë për t´i paraqitur dokumentat e kërkuara brenda një afati 14 ditor. Neni 49 1. Regjistrimi në regjistrin e zejtarëve bëhet me kërkesë të pronarit të subjektit zejtarose të personit, i cili vazhdon veprimtarinë e subjektit zejtar. 2. Kërkesa për regjistrim duhet të përmbajë: a) Emrin ose ndërmarrjen dhe adresën e aplikuesit; b) Rrethanat që duhen shënuar; c) Nënshkrimin e aplikuesit. 3. Kërkesës për regjistrim i bashkangjiten: a) Dëshmia e provimit për të fituar titullin mjeshtër dhe/ose dokumenta të tjera që dëshmojnë për përmbushjen e kushteve që mundësojnë liçencimin e subjektit si subjekt zejtar si edhe bëjnë të mundur vazhdimin e veprimtarisë së subjektit zejtar në rastet e parashikura në pikën 5; b) Një kopje të dëshmisë së regjistrimit në administratën e financave; c) Një dokument që vërteton aprovimin nga ana e mjeshtrit për të marrë drejtimin e subjektit zejtar; d) Dëshmi që i jep të drejtën e përfaqësimit personit që ka nënshkruar kërkesën; e) Mandatin për tarifën e paguar. Neni 50 1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vendos menjëherë pas marrjes së kërkesës. 2. Në rast se të dhënat në aplikimin e dorëzuar nuk janë të plota dhe/ose kanë gabimeaplikuesit i kërkohet me shkrim që brenda një afati prej shtatë ditësh t´i rregullojë dhe plotësojë ato. 3. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mund të ushtrojë kontrolle për të verifikuar saktësinë e tëdhënave dhe dokumentave të dorëzuara si edhe të marrë informacione të tjera për aplikuesin nëpërmjet rrugëve zyrtare. 4. Regjistrimet bëhen nga persona që janë përgjegjës për plotësimin dhe ruajtjen e regjistrittë zejtarëve me vendim të kryesisë së Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Ata kanë detyrim të: a) Të mbajnë një regjistër të kërkesave të dërguara dhe listë emërore e zejtarëve të regjistruar; b) Të shënojnë në regjistër të dhënat dhe kushtet sipas nenit 49; c) Të ruajnë dokumentat; d) Të japin informacion dhe të regjistrojnë ndryshimet. 5. Personit të regjistruar i jepet një dëshmi bazuar në një model, i cili aprovohet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarëve. 6. Personat që mbajnë regjistrin vendosin në një dosje të veçantë të gjitha dokumentat e çdoaplikuesi dhe kësaj dosjeje i vendoset numri rendor përkatës. Në kopertinën e dosjes shënohen numri i dosjes si edhe numri i volumit dhe faqja e regjistrit. Neni 51 Ç’regjistrimi nga regjistri i zejtarëve 1. Ç`regjistrimi nga regjistri i zejtarëve bëhet: a) Me kërkesë të personit të regjistruar, të trashëgimtarëve ose të pasuesve ligjorë; b) Me vdekjen e personit, me mbylljen ose likuidimin e organizatës ose të shoqërisë. 2. Në rastet e pikës 1 bëhet një shënim në regjistër për mbylljen e ndërmarrjes zejtare. KREU VI BASHKEPUNIMI I DHOMËS ME INSTITUCIONET SHTETËRORE Neni 52 Bashkëpunimi me Ministrinë përgjegjëse për kualifikimin profesional Dhoma Kombëtare e Zejtarisë bashkëpunon gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj me Ministrinë përgjegjëse për kualifikimin dhe institucionet në varësitë saj për: a) Përshtatjen e programeve mesimore te shkollave profesionale me sistemin e kualifikimit ne zejtari per ndarjen e kohes se mesimit teorik dhe praktik. Menyra e ketij organizimi percaktohet me VKM; b) Pjesën teorike të kualifikimit në zejtari nëpërmjet ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional; c) Zbatimin e programevetë nxitjes se punesimit të cilat parashikojnë mbështetje të formimit nëpërmjet punës; d) Shkëmbimit të informacionit në lidhje me pjesëmarrësit në proces kualifikimi në zejtari. Neni 53 Bashkëpunimi me Ministrinë përgjegjëse për ekonominë Dhoma Kombëtare e Zejtarisë bashkepunon me Ministrinë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik dhe institucioneve të saj të varësisë në zbatim të ligjit nr. 8957 datë 17.10.2002, „Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme„ Neni 54 Financimi i Dhomës Dhoma Kombëtare e Zejtarisëfinancohet nga : a) Kuotat e anëtarësisë b) Shërbimet që ajo ofron c) Çdo financim tjetër i ligjshëm (donatorët) d) Buxheti i shtetit KREU VII MBIKQYRJA DHE MASAT ADMINISTRATIVE Neni55 Mbikëqyrja dhe masat administrative Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve tjera e bën Ministria kompetente dhe inspektoriaticompetent sipas ligjit nr 10433, datë 16.6.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Kundër vendimit të dënimit administrativ mund të bëhet ankim sipas legjislacionit në fuqi. KREU VIII DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni56 1. Subjektet zejtareqë kanë ushtruar veprimtarinë e tyre zejtare sipas dispozitave të mëparshme ligjore, për t’u detyruar që veprimtarinë e tyre zejtare ta harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji nëafat prej 12muajshprejditëssë hyrjes në fuqi. 2. Nëse zejtarët nuk iu përmbahen dispozitave nga paragrafi 1 i këtij neni, ushtrimi i veprimtarisë ndalohet në bazë të ligjit. Neni 57 Krijimi i Dhomës Kombëtare të Zejtarisëmbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit për një periudhë dy vjeçare. Neni58 Ministritë kompetente, organet e administratës lokale dhe institucionet tjera janë të detyruara që në afat prej 6 muajsh të nxjerrin rregulloret dhe aktet normative në zbatim të këtij ligji. Neni59 Kyligjshfuqizonçdodispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në përputhje me të. Neni60 Kyligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Company email