TE REJAT E FUNDIT
Ndertimi i nje Dialogu Efektiv Publik- Privat, Fokusi i kėtij aktiviteti rajonal ėshtė identifikimi i...
Koalicioni pėr Gratė dhe tė Rinjtė nė Politikė nė bashkėpunim me Shtėpia e tė Drejtave tė Njeriut/CRCA...
"Mundesite e Agrobiznesit Shqiptar" Takim rajonal ne Shkoder, prezantimi i CAI Common Agrobusiness...
Fuqizimi ekonomik i gruas... (lexo te plote)
“Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik ne zonat rurale te Shqiperise” Ministrise se Bujqesise...

Misioni dhe strategjia

MISIONI DHE STRATEGJIA E SHGPAZ „Tė jemi bashke eshte fillimi, te harmonizojme sebashku eshte progres, tė punojme sė bashku eshte sukses“ Henry Ford Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare pėrfaqėson atė grup tė grave dhe vajzave qė e konsiderojnė biznesin e tyre si, humanizem, emancipim te kulturės dhe ekonomi sė. SHGPAZ ėshtė njė nga shoqatat mė tė vjetra nė Shqipėri, e cila eshte krijuar nė vitin 1992 dhe ėshtė e njohur nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Misioni i ketij grupi ėshtė emancipimi i grave shqiptare nėpėrmjet rritjes sė autoritetit tė tyre nė tė gjitha profesionet, mjeshterite dhe sipermarrjet. Pa dyshim ne focus mbetet mbėshtetja, inkurajimi nė aktivitetin e tyre ekonomik, professional e artizanal. Ndersa strategjia e shoqates ėshtė suporti real i zhvillimit te ndėrmarrjeve mikro, tė vogla dhe tė mesme tė drejtuara nga gratė nė Republikėn e Shqipėrisė. Pas pėrvojės perėndimore, kjo shoqatė ka zhvilluar njė sėrė shėrbimesh pėr gratė shqiptare nė biznes nepermjet informimit, trajnimeve, organizimit tė forumeve tregtare dhe B2B, ekspozita ve, seminareve, konferencave dhe bisedave televizive brenda dhe jashtė vendit duke qene pjese e rrjetit me organizatat e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare edhe ne fushen e sipermarrjes rozė. Eshte e vetmja shoqate ne fushen ekonomike me jetegjatesi 20 vjet, e vetmja shoqate grash ne biznes, me 40 partnere te huaj dhe me titull nderkombetar kete vit, dhene nga TIAW awards, nder 100 femrat ne biznes nga e gjithe bota( hera e pare qe perfshihet Shqiperia ne fushen e sipermarrjes femeore). Te kesh nje historik 20 vjecar kerkon nje pune kohore dhe teknike te gjate. Kerkon nje ekspertize dhe studiues social-ekonomike te perkushtuar dhe te paanshem. Kohet e fundit nje impenjim i tille verehet nga shume struktura shteterore ne bashkepunim me shgpaz-ne. Pak historik te pergjithshem Pas viteve 90, shoqeria shqiptare ktheu e tera, nderroi sistemi dhe strukturimi i nje shteti, politik dhe i nje populli te tere kerkonte kohe, por edhe zgjedhje te shpejte, gjetje te reja dhe pozicionim koherent. Brezi i ri e ka pak te veshtire ta kuptoje, gjysem brezi me lehte, ndersa brezi yne mund te shpjegoje me mire, por me ngarkesa emocionale, me pak tendence subjektivizmi. Renia e nje sitemi vuri para nesh dilemen, si mund te mbijetojme, nga t’ia mbajme !!! ??. Por, frymemarrja e lirise se mendimit dhe te veprimit, hapesira per te qene e pavarur, per te provuar, pa u gjykuar e survejuar, pa pasur frike se dikush do te thote bej si them une, kishte fuqine e pallogaritshme te energjive te brendshme e te jashtme te gjithe popullit, edhe te Ne, grave. Pra do te punonim, por frutin do ta merrnim vete, do te jepnim, por do te shkonte ku duhej ajo pjese, ekonomia e tregut nxori ne « ring » te gjitha palet, edhe pse arbitra padrejtesite vijonin e vijojne ; motivimi na hapi edhe shtegun-shteg i ngushte, me shume ferra, me bisha dhe egersira, me sprova te renda, por Ne nuk terhiqeshim, dhe ia dolem. Nje nga keto shtigje, ishte edhe sipermarrja. Dhe….iu vume punes, por shume shpejt menduam si te komunikojme, te grupohemi e te bashkepunojme dhe keto shkendija linden shoqerine civile …edhe shoqaten tone ne nentor te vitit 1992. Sot, eshte shume e lehte te krijosh nje shoqate, por ne vitet 1990- 1995 nuk kishte ligje, nuk kishte rregulla, nuk kishte informacion, nuk kishte asnje pervoje. Per fat apo per zotesi ishim nismetaret e para te krijimit te shoqates dhe te qendres se gruas ne Shqiperi, ku u grupuam 4 shoqata, me fokuse te ndryshme, duke mos ndryshuar fokusin e veprimtarise sone, deri ne ditet e sotme. Pra ishte nevoja per t’u perfaqesuar, per te pasur nje zė, per t’u respektuar e per te qene nje lojtare luajale ne skakieren social ekonomike shqiptare, dhe me vone edhe ne rajon e ne bote. Anetaret ishin shume te zellshme, mblidheshim cdo muaj, me takime te thjeshta si vete pervoja jone, por me progres. Merrnim pjese ne tavolinat ku na therritnin (edhe aty ku kishte preference politike, shoqerore dhe individuale, kasta e vjeter i dinte keto gjera me mire se shtresa e mesme, qe mbetet ende shume punetore dhe e ndergjegjshme). Lexonim shume, mblidhnim punimet tona artizanale dhe benim ekspozita ne zyre, ne dhome me qera, ne holle hotelesh dhe galerish per te rritur perfshirjen reale ne ekonomin e tregut dhe per thithur mendimin e klienteve, bleresve dhe grupeve te tjera te interesit. Me e cmuara per ne ishte trajnimi, nje uri per dije, per kualifikim, certifkim dhe tavolinat e trajnimeve dhe takimeve. Nxorem gazeten tone ne vitin 1995, « Orbita », tremujore, me tirazh 200 cope ; kur erdhi kompjuteri i pare ne shoqate viti 1996, ishte nje luks per kohen dhe mundesi te shkruari me shume, dhe me vone fillimi i postes elektronike dhe vetem ne vitin 1998, u lidhem me internet, edhe pse me nje shpejtesi aq te ngadalte sa nje email kerkonte nje ore per t’u derguar. Dhe…arritjet zinin njera-tjetren, ambiciet tona nuk pushonin dhe shpesh harronim te ndaleshim. Organizata sa vinte e behej e njohur dhe e respektuar, kur ėshtė fjala pėr tė siguruar nje pėrfaqėsim dhe nje zė nė ekonomi pėr ēdo grua ne biznes. Grate vinin te anetaresoheshin per t’u grupuar, per t’u shoqeruar, disa per trajnime, disa per kualifikim, disa edhe… per te dale jashte shtetit, ose per te marre nje vize. Tirana ishte dhe eshte ende e privilegjuar, sepse afaristet e saj kishin dhe kane mundesira me te medha te ndiqnin seminaret, konferencat, workshopet, panairet, forumet ekonomike etj. Qytetet e tjera shikonin me zili dhe filluan te kerkonin simotrat e tyre. Shoqata jone menjehere i erdhi ne ndihme, kishte potenciale te veta dhe ngriti deget ne shume rrethe, sidomos ne qytetet me te rendesishme si Durres, Shkoder, Vlore, Korce, Pogradec, Fier, Lezhe dhe se fundmi ne Kukes dhe Fushearrez. Anetaresimi shtohej, 10, 20, 40 deri ne 100 e metej. I jepnim dhe i japim sherbime edhe atyre qe nuk ishin anetare sepse neser ishin kandidate per te nisur nje biznes, per te qene bashke ne veshtiresi, per te kontribuar ne rritje, ne dinjitet dhe ne status. Po pergatitej e ardhmja. Krijuam nje model te mire drejtimi, me elemente te verteta demokratike edhe pse, edhe sot demokracia e forte kerkon gjitheperfshirje, vleresim i vetes dhe i te tjereve, marrje persiper te angazhimeve ne shoqate, guximi qytetar per te permiresuar gabimet e rritjes dhe mencuri per te dhene alternativa me te mira. Drejtimi i saj kerkonte vendime tė vėshtira kur bėhet fjalė pėr misionin dhe vizionin e saj.Mjedisi politik ishte i ashper, madje mjaft armiqesor ndaj shoqatave serioze dhe me elemente europiane. Asnjanesia politike shikohej si gabim madje underground blasfemi, por grupi yne e perballoi edhe kete sfide. Shoqata jone ka ne perberje biznese te ndryshme, sherbime dhe prodhime, ndertim dhe ligjshmeri, turizem dhe artizanat, shitblerje dhe IT, imobiliare dhe arkitekture, mobileri dhe mjekesi private etj. Nder pikat e forta te shoqates ishte dhe eshte lidershipi i saj vizionar, bashkepunues dhe tolerant, duke u bere nje guide e mire edhe per shoqatat e tjera te cilat kerkonin dhe kerkojne edhe bashkepunim, bashkeveprim, konsulence, advokasi dhe rrjetezim. Sot ne mbulojme rrjetin e gruas ne ekonomi, I cili edhe pse joformal vepron cilesisht ne grupin emadh te shoqatave qe marrin pjese nė tė. Vlera e shtuar e shoqates eshte, perkushtimi, sakrifica, puna ne grup dhe transparenca. Edhe sasia numerike e saj dhe pjesemarrja e saj ne nje numer te madh eventesh, ne Shqiperi dhe jashte saj, krijonte nje risi ne krahasim me shoqatat e tjera, tregonte nje kompaktesi dhe nje ndergjegjesim vetjak e kolektiv te natyres e kultures evropiane. Ne vijojme te vendosim prioritete organizative dhe zhvilluese, duke pasuruar axhenden tone, ne shume drejtime progresive rajonale dhe evropiane. Edhe kjo eshte POWER. Gjetja e partnereve ishte dhe eshte prioritet. Pervoja na mesoi se mbeten ata qe jane seroiz, me kapacitete formuese dhe me vizion largpames si : disa shoqata grash, dhomat e tregtise, bashkite, ministrite respektive, institucionet nderkomebtare serioze si dhe donatoret e besueshem. Rritja e efektivitetit te shoqates dhe e perfshirjes ne shume axhenda evropiane na ndihmoi te perfshihemi ne projektet e Grave sipermarrese ambasadore.Ky rrjet ishte krijuar ne fillim te viteve 2005 per vendet e KE, por u pa e nevojshme te perfshiheshin edhe disa vende ballkanike qe kishin struktura te ngritura sic ishte shoqata jone, dhe me 15 dhjetor 2010 - u fillua ne Shqiperi projekti PROMALBANIA i drejtuar nga SHGPAZ, pėr nxitjen e sipėrmarrjes femėrore nė nivel kombėtar, rajonal dhe evropian, per te ngritur rrjete grash sipermarrese ne vend duke pasur si model 10 gra afarsite me karakteristika rrezatuese, transmetuese, bashkepunuese dhe nxitese per te tjerat qe ishin en rrugen ebiznesit ose kerkonin te fillonin nje biznes. Ai po realizohet me sukses dhe finalen do ta kete ne fund te ketij viti; nje Hap i rendesishem per SHGPAZ dhe nje hop cilesor per fuqizimin e saj. Ky projekt u pasua nga nje tjeter, NEMEWEA, me i vogel, por jo me i parendesishmi. Koncepti ishte dhe keshtu u realizua qe 6-8 mentore, pra perseri ne rrjet grash ne biznes qe kane vullnetin e mire per te marre persiper te mesojne, mbeshtesin dhe ndjekin biznesin e mentorive, gra te tjera ne biznes, por me pervoje minimumi dy vjet dhe me pak mundesi zhvillimi te shpejte. Ky projekt perfundon nė nentor te ketij viti, por rezultatet e tij jane mjaft te vecanta dhe kapitale per shume grupe interesi biznesi edhe mashkullor. Te qenurit ambasadore apo mentore, pajisur me nje certifkate evropiane, se pari organizata jone perfiton nje pervoje, perfiton nje model, qendrueshmeri, perfiton lobim dhe partneritet me shtetin dhe pushtetin, me donatoret dhe me grupet e tjera te interesit vendase dhe te huaja. Figura e biznesmenes dhe e mentores ne Shqiperi merr formatin Evropian duke krijuar standart social ekonomik dhe kohor. Kjo pervoje implikoi edhe lojtaret e tjere ekonomike sepse ne zbatim te ketyre projekteve u perfshine shume bashkepunetore ekonomike formale, si Dhomat e Tregtise, Konfindustria, Shoqata te ndryshme te shoqerise civile, si edhe perfaqesues nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Punes,Ēeshtjeve Sociale dhe Barazise Gjinore. Ne Shqiperi, jo vetem eshte hera e pare qe Shqiperia ka gra Ambasadore, me kuptimin e plote enciklopedik, por Sipermarrese dhe mentore te ketij formati ne vendin tone jane te vetmet dhe ato i perkasin SHGPAZ-se.Shume prane modestise, shpresojme se shpejti te shtohet ky numer me synimin e rritjes se kualitetit te jetes shqiptare edhe ne ekonomi edhe ne barazine gjinore. Pse jemi jemi unike si OJQ apo grup interesi? Sepse, nė nje shoqate bashkohen gjinia femer, e biznesit, e nenave dhe veprimtareve vullnetare... dhe nder te paktat qe rezistoi 20 vjet ne tregun pak te vagullt te OJQ-ve. Rekomandime Tė vetėdijshme pėr mosshfrytezimin e potencialit ekonomik te grave, mendojme te krijohet nje task-force per grate sipermarrese, me qellim hartimin e njė strategjie kombėtare pėr sipėrmarrjen e grave, pėr t’i ndihmuar e zhvilluar ato, per te pasur keshtu nje organizem aktiv kombėtar qe do te pėrkrah sistematikisht grate ne biznes. Sipas mendimit tone, ka mjaft nisma qe nuk kerkojne vendime qeverie, as buxhete financiare, as struktura te reja, per te krijuar nje link formal bashkepunimi midis nesh dhe shteti. Prandaj ėshtė e nevojshme tė shmangim pengesat e mėdha nė rrugėn e kėtyre sipėrmarrėseve, ku sfidat me te veshtira janė: financat, kreditimi, kualifikimi e informimi, standartet,ICT si dhe kujdesi ndaj fėmijėve, pa harruar edhe forma tė tjera diskriminimi gender. Cfare ndiejme ne si dobesi jane jo pak, por me themelorja eshte : Planifikimi strategjik pėr njė zhvillim tė fortė. Edhe pse Zeri i shoqates eshte pasionant dhe i fuqishem, kemi ende hendekun, midis deshires dhe mundesise. Cilat jane problemet qe nuk jane te shoqates, por qe prekin mjaft grupin tone: 1) Trajtim jo i vemendshėm i qeverisė; 2) Mos dhenie fondesh a grantesh vetem per kete grup shume te suksesshem, nuk ka buxhetim per sipermarrjen femerore 3) Mungesa e suksesit nė tėrheqjen e mbėshtetjen me projekte. Cfare synojme ne nje periudhe afatmesme ? 1. te kemi nje shoqate me te fuqishme dhe me te strukturuar 2. te jemi pike e forte referuese per sipermarrjen femerore shqiptare 3. te kemi nje qender studimore per genderin ne ekonomi, nen logon e institucionin tone 4. te kemi nje data-base te gjitha grave ne biznes ne te gjithe Shqiperine 5. te kemi nje banke te vogel per kredi te buta per start-up dhe investime ne inovacion 6. te kemi nje vend te rezervuar ne qendrat e panaireve kombetare. Dhe….. nje keshille te vogel Duke qene gjenerata e pare e biznesit femeror shqiptar, sado i veshtire dhe i dhimbshem fillimi, u krijuan premisat e nje precedenti dhe sot kemi pervoja nga me te ndryshmet e mė tė sukses shmet mė shume se deshtimet. Ky mjedis ndihmoi dhe po ndihmon brezin e ri femeror, qe te mendoje edhe per biznes, mundesite teorike tė sė cilit jane mjaft favorizuese, por praktikisht kerkon ndihme teknike, psikologjie, sociale dhe financiare. Kjo sfide patjeter kerkon angazhi min e te gjithe aktoreve politikė, ekonomikė dhe social. A E DINI SE ? SHGPAZ ka nje shtrije kombetare ne 8 rrethe, me veprimtari ne te gjitha prefekturat. SHGPAZ perfshin ne strukturene vet 97% biznes te vogel dhe te mesem, nder to 55 % jane artizane SHGPAZ ka pasur si anetare per 2 dekada mbi 1000 anetare, me nje shtrirje gjeografike ne ¼ e qyteteve te vendit. SHGPAZ ėshtė e vetmja shoqate qe mbush 20 vjet sot, qe nuk ndryshoi asnjehere fokusin e saj te aktivitetit dhe kete muaj i jepet cmimi boteror i TIAW, per kontribut te shquar boteror ne zhvillim dhe permiresim te mjedisit ku vepron. SHGPAZ ka trajnuar per 20 vjet mbi 3000 gra e vajza ne biznes ose te pergatitura ne biznes. SHGPAZ ka certifikuar ne fushen e marketingut, standarteve, kreditimit, burimeve njerezore, lobimit, advokasie etj. Mbi 150 gra sipermarrese. SHGPAZ ka organizuar mbi 52 forume ekonomike dhe B2B, ne Shqiperi dhe jashte saj. SHGPAZ ka mbi 40 partnere vendas dhe mbi 16 partnere te huaj SHGPAZ ka marreveshje me 6 dhoma tregtie vendase dhe me 2 te huaja ne Shqiperi dhe me 6 dhoma tregtie jashte vendit SHGPAZ nga 100 anetare, ka mbi 500 te punesuar dhe nje qarkullim vjetor prej 1.000.000 euro SHGPAZ merr pjese ne 5 panaire ne muaj, dhe gjate 20 viteve ka marre pjese ne mbi 150 panaire ne Shqiperi dhe jashte saj. SHGPAZ biznesmenia me madhe ne moshe eshte 70 vjece dhe me vogla 30 SHGPAZ media, gazeta - Gazeta mujore: “...Edhe Menaxhere” - 10 fletėpalosje, - Libri: “ Ligji me mbron edhe Mua” - Libri: “Udhėzues pėr Gratė Afariste dhe tė gjithė” - Studim Kombėtar pėr Grate Afariste - Raport: „Konferenca e I-rė Kombėtare e Grave Afariste“ Bibliotekė:- Ka njė bibliotekė me mbi 1000 libra (Nė shqip dhe nė disa gjuhė tė huaja); - Revista periodike shqiptare si “Monitori”, gazeta “Biznesi”, “Ekonomia”, gazeta “SHQIP”, Revista “Women in Busines”, ITC – “International Trade Forum”. Fonotekė : - Mbi 100 CD, 30 kaseta DVD, etj.; - 50 kaseta filmike tė regjistruara nė veprimtaritė e zhvilluara; Fototekė: - Nė fondin e saj gjenden mbi 3000 foto nga aktivitetet e Shoqatės; Mass-media: - 60 emisione radiofonike (Nė radio kombėtare & ndėrkombėtare; nė televizione: italiane, greke, gjermane, amerikane, spanjolle, franceze, turke, bullgare, sllovene, rumune, kroate, serbe, kosovare etj.) -3 dokumentare -Buletin mujor -Dosje mediatike shkrimore per SHGPAZ
Company email