TE REJAT E FUNDIT
Ndertimi i nje Dialogu Efektiv Publik- Privat, Fokusi i kėtij aktiviteti rajonal ėshtė identifikimi i...
Koalicioni pėr Gratė dhe tė Rinjtė nė Politikė nė bashkėpunim me Shtėpia e tė Drejtave tė Njeriut/CRCA...
"Mundesite e Agrobiznesit Shqiptar" Takim rajonal ne Shkoder, prezantimi i CAI Common Agrobusiness...
Fuqizimi ekonomik i gruas... (lexo te plote)
“Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik ne zonat rurale te Shqiperise” Ministrise se Bujqesise...

Elida Madhi
"IT-AL-SERVIS" ( Pronare dhe Administratore )

Titulli : Pronare dhe Administratore Fillimi i aktivitetit: Viti 1994 Numri i te punesuarve: 12 persona "Pasioni dhe Kembengulja per te Realizuar Rrugen e Nisur" Ajo kishte nje aftesi drejtimi dhe komunikimi me pjesen totalisht mashkullore ne kete fushe, si me klientet e saj ashtu edhe me stafin e punes, perfshire ketu mekanike e inxhiniere te cilet kerkonin motivim dhe mbeshtetje ne njesituate te veshtire per vendin pas viteve 90, trazirave te viteve 97 dhe 98 dhe konkurences se pandershme ne kete fushe duke perballuar edhe presionet nga riparimet false ose te dobeta. Eshte e para grua qe ka hapur nje servis automjetesh ne Shqiperi. Edhe pse profile me dominance mashkullore, ajo arriti te krijoje nje emer dhe te arije te kete nje sherbim special duke kontaktuar me shtetin dhe kompanite siguruese. Eshte aktive ne shume biznese te tjera familjare si aksionere dhe menaxhere e tyre. Eshte e integruar ne shoqerine civile dhe mjaft e perfshire ne veprimtarite e shoqates se grave ne biznes. Luan nje rol kryesor ne bordin e SHGPAZ-se duke qene kreative dhe nxitese ne aktivitetet sociale. Per kete ajo sot mban dy diploma ate te ambasadores dhe te mentores si sipermarrese.
"IT-AL-SERVIS"
Aktiviteti: Riparime makinash, ndertim, HEC- e Objektivi kryesor i kompanise se saj ka qene importi ushqimor dhe ai i makinave. Ne fushen e automotoreve, hyrja e makinave te perdorura te te gjitha prodhimeve nderkombetare beri te nevojshme krijimin e nje servisi per sherbimet e autoveturave dhe me bashkepunim me nje kompani italiane regjistroi te paren kompani servisi ne vitin 1992, duke zgjeruar gamen e sherbimeve, cilesine dhe importimin e pjeseve te kembimit. Per cilesi me te mire sherbimi ajo arriti te beje marreveshje me kompani sigurimi makinash.